“Para kamerave ulnin kokën, në gjykatë qeshnin”- Kontraditat e dëshmive të fëmijëve

26 Shkurt 2024 | 13:47

Gazetarja Kloida Gjuzi ka dhënë detaje në lidhje me paraqitjen në Gjykatë të tre fëmijëve të Pëllumb Metës, të cilin e vranë dhe më pas e varrosën.

Gazetarja e cila ishte e pranishme në seancë ku tre fëmijët ishin para togave të zeza tha se ata në disa deklarata që bënë ishin disi të qeshur.

Më tej ajo shtoi se deklaratat e fëmijëve kanë qenë kontradiktore, ndërsa shtoi se para kamerave ulnin kokën.

“Kur janë pyetur se a jeni penduar, kanë qenë disi të qeshur. Kanë qenë të qeshur kur tregonin konfliktet e supozuara mes tyre dhe babait. Në momentin që kanë deklaruar një konflikt të ndodhur për shkak të një portokalli, të supozuar të këputur nga nëna që më pas ka vijuar me konflikt mes saj dhe babait, ata kanë qenë duke qeshur kur e kanë treguar”- u shpreh gazetarja e Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026