Vlerësimi i Dvoranit sulm për Metën? Bushati kritika diplomatëve: Kanë humbur besueshmërinë, opozitës i kanë ngrënë hakun
Vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për gjyqatarin Ardian Dvorani si ‘kampoion i antikorrupsionit” ka ndezur politikën në Shqipëri, kjo dhe për faktin se ky gjyqtar është akuzuar nga Meta si “shërbëtor i mazhorancës” në përpjekje për të kapur Gjykatën Kushtetuese.
Analisti Andi Bushati në emisionin “Shock” në Euronews Albania thotë se disa burokratë të ambasadave në Shqipëri e kanë humbur kriterin e të vërtetës në syrin e publikut.
“SHBA janë një entitet shumë i madh, por ka një fraksion shumë të gjerë më ambasadën e SHBA që është kundër Ilir Metës, është pro Edi Ramës, siç kanë qenë në 30 vjet pro pushteteve dhe kundër opozitave në këtë vend. Fatos Nano, opozitar i burgosur politik fliste për diplomatë amerikanë, që i fusnin thika pas shpine, Sali Berisha ka dalë në parlament ka akuzuar amerikanët se po e rrëzojnë në vitin në ’97. Kur ishte Edi Rama në opozita, ata flisnin për celula antiamerikan në PS dhe Sali Berishës i thoni burrë shteti. Në 30 vjet, disa burokratë të nivelit të pestë të ambasadave këtu, e kanë humbur besueshmërinë për të qenë kriteri i të vërtetës”, tha ai.
Sipas Bushatit, në kohën kur Presidenti Meta ngre zërin se shqiptarëve po u bëhet një vjedhje me afat 30-vjeçar me koncesionin e Aeroportit të Rinasit, bisedat publike gabimisht zhvendosën në një plan tjetër, konkretisht tek disa diplomatë të rangut të ulët të ambasadave në Shqipëri.
“Pra, ne sot, në ditën kur Ilir Meta ngre zërin që po i bëhet një vjedhje me afat 30 vjeçar shqiptarëve, diskutojmë e ka një diplomat të rangut të shtatë, që mund të përfundojë pas një viti në Kazakistan të drejtë apo jo. Problemi themelor është a po vidhen shqiptarët apo jo? “, tha ai.
Më tej z. Bushati u tregua kritik ndaj diplomatëve amerikanë, të cilët sipas tij i kanë ngrenë hakun opozitës në raport me pushtetin.
“Opozita e sotme është e paprivilegjuar dhe i është ngrënë haku nga diplomatët amerikanë në raport me pushtetin. Por, historia e këtyre 30 viteve, çfarë na tregon, na tregon se askush s’ka arritur të vijë në pushtet në Shqipëri pa kaluar nga filtri i kundërshtarit të amerikanizmit. Pra, pa u goditur njëherë nga selia e rrugës së Elbasanit, askush nuk ka ardhur në pushtet në Shqipëri. Më thoni një shembull dhe të besoj broçkullat që thonë këta sot”, tha ai.
Në këtë pikë, analisti Baton Haxhiu thotë se rregullorja e Departamentit Amerikan të Shtetit parashikon që Amerika bashkëpunon me qeverinë, kurse opozitën e trajton si pjesë të komunikimit.
“Në rregulloren e punës së Departamentit të Shtetit është se qeveria amerikane bashkëpunon me qeverinë dhe opozitën e ka si pjesë të komunikimit dhe ky është rregull, duhet ta pranojmë se amerikanëtkanë armiqësi të madhe në për botë dhe sigurinë e vet e krijojnë përmes qeverive. Këtë herë dorën në zemër, ta gjykoj vetë shikuesi dhe qytetari, a është mirë apo jo që Amerika ka marrë kursin kundër Ilir Metë duke e përkrahur Dvoranin”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta