Super Mario në realitet, një park ku të gjithë mund të përjetojnë aventurat e personazhit

18 Mars 2021 | 13:47

Super Mario është një nga ata personazhe të cilët mbesin gjatë në kujtimet e fëmijëve edhe kur ata rriten. Por përtej ekranit dhe botës virtuale Super Mario mund të luhet edhe në jetën reale, secili mund të përjetojë rrugëtimin e tij në kërkim të vazhdueshëm të princeshës dhe përballja me kuçedrën.

Studio Japoneze Universal ka hapur një park special  ku futesh në botën e Super Mario. Një vend argëtimi që ka kushtuar 550 milionë dollarë e por u inaugurua me vonesë për shkak të pandemisë.

Duke hyrë përmes një tubi gjigant, vizitorët e Super Nintendo World, mund të shohim  bimët sikundër në lojë apo edhe blloqe monedhash e padyshim edhe të prekin flamurin e fitores apo te mbajnë kapelën unike te Marios

Atraksioni ka punësuar një “bandë shumë energjike e cila sinkronizohet me aplikacionin e parkut për të renditur vizitorët ndërsa ata mbledhin monedha dhe mposhtin krijesat e këqija

“Ju mund të bëheni Mario”, u tha gazetarëve Ayumu Yamamoto, nënkryetar në departamentin e marketingut .

Vizitorët formuan radhë të gjata për t’u bashkuar me provën teknike. Aktualisht po operohet me kapacitet të reduktuar dhe vizitorëve  u duhet të rezervojnë  për të hyrë në zonën Nintendo e për të përjetuar aventurat e Super Marios.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026