Andi Bushati e cilëson skandaloze deklaratën e Ramës në Bruksel
Dy analistët, Andi Bushati dhe Baton Haxhiu ndajnë mendime të ndryshme lidhur me vizitën e kryeministrit, Edi Rama sot në Bruksel.
Për z. Haxhiu, konferenca për shtyp ishte dinjitoze për kreun e qeverisë shqiptare duke vlerësuar deklaratën e bërë prej tij.
Por nga ana tjetër analisti shtoi se nuk pati asnjë të re nga takimet.
“Më pëlqeu shumë narracioni i Edi Ramës, ishte dinjitoz realisht dhe shihej përvoja e një politikani brenda dyerve të BE karshi Borrelit dhe kryetarit të për Zgjerim”, tha z. Haxhiu.
Ndërkohë Andi Bushati e cilësoi skandaloze sjelljen e Ramës me gazetarët shqiptarë pasi sipas tij u shfaq agresiv në një kohë kur BE e ka fshikulluar për ligjin represiv të medias
“Nuk mund të sillesh ashtu me gazetarët në një sallë europiane. Problemin Rama e ka me çdo gazetar që është kritik me të, nuk ka problemin me gazetarët shqiptarë”, tha ai.
Z. Bushati tha se përshtypje i bëri dhe deklarata se shqiptarët kanë qenë gjithnjë besnik ndaj perandorive, duke e krahasuar BE-në me Bashkimi Sovjetik apo Perandorinë Osmane.
Sipas tij kjo ironi e ka një justifikim dhe lidhet me dështimin për të hapur negociatat me BE.
“Pse Rama përdor këtë fjalor? Është njeriu që shqiptarëve u kishte premtuar që vit e parë do të hapte negociatat. Tani është në vitin e tetë dhe negociatat ende nuk janë hapur. Justifikimi i vetëm është që BE është si Bashkimi Sovjetik”, tha ai.
Sipas Bushatit, disa vende të BE nuk janë të bindura që Shqipëria i ka përmbushur kushtet kurse Haxhiu tha se vendimi i institucioneve të BE është për t’i hapur negociatat por disa vende specifike e kanë bllokuar procesin.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)