COVID-19: Protesta në mbarë Europën kundra masave shtrënguese

21 Mars 2021 | 13:50

Mijëra njerëz kanë demonstruar këtë të shtunë, në disa shtete Europiane, kundra masave anti-COVID, pikërisht ditën kur Franca dhe Polonia vendosën të nënshtrojnë popujt e tyre ndaj masave më të reja që parashikojnë një mbyllje të pjesshme me qëllim uljen e infeksioneve.

Gjermania, Holanda, Austria, Bullgaria, Zvicra, Rumania, Serbia, Polonia, Franca dhe Britania e Madhe ishin disa nga shtetet në të cilat pati protesta të përmasave të ndryshme.

Në mbarë Europën, protestuesit u mblodhën kundër “diktaturës” së masave të imponuara gjatë kësaj pandemie, diçka që ata e shohin si një sulm ndaj lirive themelore.

Në demonstrata ishte i pranishëm dhe një element i fuqishëm i mohuesve të pandemisë, të ushqyer nga dezinformatat. “Ndaloni terrorin e Coronavirus-it” ose “COVID është një mashtrim” ishin disa nga sloganet.

Disa protesta shënuan përplasje me policinë. Në Mbretërinë e Bashkuar, të paktën 36 persona u arrestuan dhe disa oficerë policie u plagosën gjatë përleshjeve në protestat anti-COVID në Londër. Një protestë e ngjashme ndodhi në Mançester, por pa arrestime.

Më parë, policia kishte paralajmëruar për mos-shkeljen e rregullit mbi grupimet; aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë po kërkojnë ndryshimin e këtij ligji në mënyrë që të lejohen protestat edhe gjatë pandemisë.

Përleshje pati edhe në Kassel, Gjermani ku policia federale u detyrua të përdorë shkopa gome dhe autobote me ujë, në mënyrë që të ndalojë turmën e më tepër se 20,000 vetave që u mblodhën paç kas ndalimit me ligj të grumbullimeve.

Grupe të mëdha, shumica e të cilëve ishin opozitar të së djathtës ekstreme, kishin bërë thirrje që të shtunën, për protesta në mbarë vendin.

Infeksionet në Gjermani kanë pësuar rritje javët e fundit, dhe të premten Kancelaria Angela Merkel u shpreh se vendit i duhet të ngre “frenat e emergjencës” dhe të kthej mbrapsht disa relaksime që u ishin bërë masave anti-COVID.

Finlandë, policia raportojë një protestë me të paktën 400 njerëz të grupuar së bashku, pa maska të cilët u mblodhën në kryeqytetin e Helsinkit për të protestuar masat e qeverisë. Demonstrata më të vogla u planifikuan edhe në qytete të tjera Finlandeze.

Më shumë se 1,000 protestues kundra-vaksinës u mblodhën në rrugët e Rumanisë, në kryeqytetin e Bukureshtit edhe pse infeksionet atje janë gjithashtu në rritje. Turmat përgjithësisht të pa-maskuara i binin burive dhe bërtisnin njëzëri thirrjet, “Ndaloni vaksinimin” apo “Ndaloni frikën!”.

Austri, rreth 1,000 veta protestuan kundra masave ndaj virusit pranë stacionit të trenit të Vjenës. Policia ndalojë shumë prej tyre të cilët nuk ishin pajisur me maska apo edhe ata që po qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit.

Zvicër, më shumë se 5,000 protestues u takuan në një marsh të heshtur, 15 km në juglindje të Bazelit. Shumica prej tyre ishin pa maska dhe mbanin pankarta ku shkruhej “Vaksinimi vret.”

Kjo valë pakënaqësish përkojë edhe me hyrjen në fuqi këtë të Shtunë të një izolimi të tretë në një pjesë të Francës, ku përfshihet edhe Parisi me 21 milion banorë.

Polonia gjithashtu fillojë një izolim të pjesshëm – i katërti ky që nga fillimi i pandemisë. Paç kas masave ndaluese, një protestë e quajtur “Marshi i Lirisë” u mbajt në Varshavë.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar raportohet se tashmë është vaksinuar gjysma e popullsisë adulte. E premtja ishte dita rekord, gjatë të cilës u administruan 700,000 doza të para ose të dyta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026