Risi në listat e kandidatëve? Bushati: Zero, Haxhiu: Gratë dhe prurjet e reja në PS
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu komentuan në emisionin “Shock” me Bruna Çifligu listat e kandidatëve të partive.
Bushati ishte i mendimit se nuk kishte risi nga listat, pasi “në përgjithësi ka vetëm prurje pa personalitet që do të shkojnë atje [në Kuvend] për të bërë “Yes”-menin e liderit”. Sipas tij risia e vetme në Partinë Socialiste është forma dhe mënyra e prezantimit.
“Në formë më interesante” – tha Bushati teksa e konsideroi politikë skandaloze faktin se partitë po i prezantojnë kandidatët vetëm në ditën e fundit.
“S’mund të bëhet politikë me kulisa për disa njerëz që minimumi katër vitet e ardhshme do të kenë fatet tona në dorë. Ne duhet t’i kishim njohur prej muajsh ata njerëz […]” – tha Bushati duke kritikuar sidomos kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që mbetet në pritje “të kandidatëve që s’i marrin të tjerët”.
Baton Haxhiu u pajtua me Bushatin teksa e konsideroi këtë si “variantin më të keq të komunikimit me publikun”. Mirëpo ai tha se në rastin e PS-së, “ka risi” dhe ato janë “esenciale”.
Haxhiu përmendi si risi vendosjen në krye të listës për Tiranën dy gra si Najada Çomo dhe Luljeta Bozo. Ai tha se në këtë rast tregohet interes kryesor ndaj grave dhe moshave të treta ku në tërësi shoqëria nuk i konsideron si aktive.
Bushati replikoi duke thënë se “të gjithë e dinë se kush do ta bëjë fushatën”, duke nënkuptuar këtu ish-ministrat me ndikim në zonat zgjedhore si Damian Gjiknuri, Ilir Beqaj etj. Analisti i njohur tha se “më shumë risi është se nuk do jetë Musa Ulqini, Ditmir Bushati, me gjasë edhe Fatmir Xhafaj”.
Haxhiu pretendoi se Rama e ka vendosur veten në pozicione të pasigurta në listat e Durrësit dhe Vlorës, gjë që sipas tij është risi.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)