Debati i Berlinales, akuzat për antisemitizëm, hakime dhe kallëzimet penale
Një edicion shumë i politizuar i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin përfundoi fundjavën e kaluar, por përçarjet rreth mesazheve politike për luftën në Lindjen e Mesme vazhdojnë. Berlinale tani është përfshirë në polemika të cilat dëmtojnë rëndë reputacionin e saj.
Fundi i edicionit të 74-të të Festivalit te Filmit në Berlin këtë vit përshkallëzoi përtej çdo pritshmërie.
Sipas Berlinales kanali i tyre në Instagram u hakerua për një kohë të shkurtër të dielën dhe u postuan “përmbatje antisemitike me imazhe me tekst për luftën në Lindjen e Mesme me logon e Berlinales”.
Organizatorët e Festivalit të Filmit në Berlin thonë se kanë ngritur akuza penale kundër hakerëve të paidentifikuar të faqes së tyre në Instagram për postimin e deklaratave që shihen si antisemite dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin e festivalit për konfliktin Izrael-Gaza.
Berlinale komentoi gjithashtu ceremoninë e ndarjes së çmimeve të dielën, ku kineastët fitues bënë deklarata në mbështetje të palestinezëve kur pranonin trofetë e tyre, duke theksuar se deklaratat ishin shprehje e opinioneve personale individuale dhe nuk pasqyrojnë qendrimin e festivalit.
Gjithashtu protestat e luftës në Gaza në Berlinale këtë vit ishin veçanërisht të diskutueshme pasi Gjermania vazhdon të merret me Holokaustin e Luftës së Dytë Botërore si një kujtesë e mizorive të tmerrshme të së kaluarës naziste të vendit, e cila u drejtua nga Berlini.
Dhe ndërsa hetimi për postimin e paautorizuar vazhdon, Berlinale do të duhet të merret me ndërlikime te shumta për reputacionin e saj, i cili tani është njollosur.
LEXONI GJITHASHTU:
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë