Mbi 10 fëmijë braktisen çdo vit, Metaj: 90% e nënave nuk kthehen, fëmijët birësohen
10 bebe çdo vit bëhen pjesë e shtëpisë së Foshnjës në kryeqtet, pasi braktisen nga nëna që në lindje, në të gjitha maternitetet shqiptare.
Kushtet social-ekonomike, renditen si shkaku i parë që i detyronë gratë, që në shumicën e rasteve janë të reja në moshë, të heqin dorë nga fëmija, dhe ta lënë atë për birësim.
Ata marrin gjithë dashurinë e stafit të qendrës rezidenciale, por nuk kanë atë të nënës, të cilat në 90% të rasteve i braktisin pa kthim pas.
“Aktualisht këtu janë të akomoduar dhe marrin shërbim 27 fëmijë. fëmijët më të vegjël dhe banorët më të rinj të institucionet tonë janë 3-4 muajsh. koha e qëndrimit janë deri në 6 vjec dhe më pas pasi mbush moshën bëhet transferimii fëmijës në një institucion tjetër. në 90 % të rasteve i nënshtrohen procedurës së deklarimit të braktisjes dhe më pas birësimit të tyre”, tha Orieta Metaj, drejtoreshë e Shtëpisë së Foshnjës në Tiranë.
Trendi i braktisjes së fëmijëve në 5 vitet e fundit është thuajse i pandryshuar, por cilat janë arsyet që nënat lënë të vegjlit e tyre brenda pak ditëve pasi ju kanë dhënë jetën.
“Shkaqet e braktisjes së fëmijëve në maternitet që nga lindja janë përgjithësisht arsyet social ekonomike, janë kryeisht nëna të vetme ose vajza studente, quhen si fëmijë jashtë martese dhe për shkak se nuk kanë mbështetj e qoftë nga familja e gjerë apo edhe për shkak të kushetve në të cilat ndodhen detyrohen që fëmijën ta lejnë në kujdesin e shtetit”, tha Orieta Metaj, drejtoreshë e Shtëpisë së Foshnjës në Tiranë.
Me të njëjtin ritëm me braktisjen është edhe kërkesa e prindërve që duan ti birësojnë dhe ti bëjnë këta fëmijë pjesë të jetës së tyrë, por drejtoresha e Shtëpisë së Foshjës apelon që nënat të mos i lënë fëmijët e tyre pavarësisht nga rrethanat.
Në shqipëri janë tre shtepi foshnjesh të cilët ofrojnë kujdes për fëmijët nën 6 vjeç që janë braktisur nga nëna, apo fëmijë që janë marrë në mbrotje nga shteti pasi prindërve ju hiqet e drejta për shkaqe të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane