Policia dhe RENEA “blindojnë” Rinasin, kur pritet të mbërrijë Zelensky në Tiranë

27 Shkurt 2024 | 21:25

Forca të shumta të Policisë dhe RENEA kanë “blinduar” aeroportin Nënë Tereza në Rinas mbrëmjen e sotme.

Këto masa janë marrë pasi rreth orës 23:00 pritet që të mbërrijë në Shqipëri presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zelensky do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën që do të mbahet ditën e nesërme, ku pjesë do të jenë përfaqësues nga vendet e rajonit dhe më gjerë.

Kjo është vizita e parë e presidentit të Ukrainës në vendin tonë, dhe një nga të paktat vizita që Zelensky ka zhvilluar jashtë vendit që nga nisja e luftës me Rusinë dy vite më parë.

Po ashtu, disa akse rrugore do të bllokohen gjatë ditës së nesërme, për të ruajtur perimetrin e sigurisë të Zelenskyt.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026