Vizita në Tiranë, Nesho: Zelenskit i kanë mbaruar armët! Rama protagonist
Diplomati Agim Nesho është shprehur se vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Tiranë, vjen në një kohë që vendi i tij ka mungësë armësh për t’u përballur me luftën me Rusinë.
Komentet Nesho i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se përmes një turi takimesh, Zelensky kërkon të sigurojë mbështetje ndërkombëtare dhe më shumë financime.
Ai tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama ka një lloj protagonizmi në Samitin e ditës së nesërme për Ukrainën në Tiranë.
“Zelensky po bën turin e tij. Çështja që u mor me Ukrainën ishte Samiti i djeshëm. 20 përfaqësues shtetesh më të rëndësishëm, duke përfshirë edhe Macron, u hodhën ide shumë të guximshme. Çështja e Zelenskyt në këtë rast është shumë e qartë.
Ka mungesë municionesh, nuk do të dalë i humbur dhe pritet që sa më shpejt të bëhet konferenca dhe zgjidhja do të jetë pozitivisht për Ukrainën, për Perëndimin, për interesat e Europës, për sa kohë forcat e Ukrainës nuk janë në tërheqje, në shpartallim.
Unë mendoj se Rama ka një protagonizëm edhe në këtë Samit. Unë mendoj që jo rastësisht është… E di pse i vlen Ramës kjo vizitë e Zelenskyt?”, tha Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia