Vuçiç në Tiranë për Samitin e Ukrainës, analisti serb: Kush e detyroi të marrë pjesë
Në Tiranë mbahet sot Samiti për Ukrainën ku pjesëmarrës janë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovici.
Analisti serb, Nenad Canak tha në një intervistë për Euronews Albania se prania e Aleksandër Vuçiç në Samitin për Ukrainën është e detyruar për shkak të presionit ndërkombëtar.
Sipas tij, Vuçiç nuk do të ketë asnjë mesazh domethënës për të përcjellë duke qenë se vetëm pak ditë më parë i dërgoi mesazh Kosovës, duke e krahasuar me Tajvanin, që sipas tij Kina duhet ta pushtojë.
“Ai duhet të vinte për shkak të presionit të ndërkombëtarëve, por nuk do të ketë ndonjë gjë të rëndësishme që do të përmbajnë mesazhet e tij. Vetë pak ditë më parë ai foli për çështjen e Tajvanit dhe tha se Kina duhet ta pushtojë Tajvanin. Ky është një mesazh për Kosovën se e vetmja zgjidhje që ai sheh është pushtimi i saj nga Serbia sikurse Ukrainës na Rusia. Nëse Ukraina arrin ta ruajë integritetin territorial do jetë një mesazh se Rusia po e humbet luftën dhe tensionet në Ballkan do qetësohen”, tha analisti.
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 18:39 Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur
- 18:39 Aksidenti tragjik, Shefi i Traumës: 2 fëmijë të plagosur, 2 shtetas të huaj në gjendje të rëndë dhe 5 pacientë në operacion
- 18:36 “Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev
- 18:33 Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë
- 18:32 Hydration break po lumturon… Beckham, fitime të jashtëzkonshme për ish-futbollistin anglez
- 18:30 Avokati i Popullit nis hetim për ndërhyrjen e Policisë në protestën para Parlamentit