Rusia ristrukturon trupat, Kremlini riaktivizon bazat ushtarake në Moskë e Leningrad

28 Shkurt 2024 | 15:52

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar së fundmi dy dekrete që zyrtarisht riaktivizojnë distriktet ushtarake në Moskë dhe Leningrad, në përpjekje për të ristrukturuar dhe reformuar ushtrinë ruse.

Sipas Institutit për Studimin e Luftërave, lëvizja ka dy objektiva paralelë: forcimin e përpjekjeve të Moskës për të konsoliduar kontrollin në Ukrainë dhe përgatitjen për një luftë eventuale kundër NATO-s në të ardhmen.

Tani, distrikti ushtarak i Leningradit do të shtrihet përgjatë kufirit veri-lindor me NATO-n; ndërsa ai i Moskës në kufi me Ukrainën dhe Poloninë, gjë që i mundëson Rusisë dy gjëra: gatishmërinë përballë NATO-s dhe kontrollin e luftës në Ukrainë.

Deri më sot, shumica e territorit rus kishte rënë nën kontrollin e Distriktit Ushtarak Perëndimor, i formuar në 2010-n nga shkrirja e dy distrikteve origjinale.

“Putin e ka thënë se krijimi i Distriktit Ushtarak të Leningradit ka qenë i nevojshëm që pasi Finlanda u bashkua me NATO-n në 2023-shin, duke sinjalizuar se Kremlini synon ta përdorë atë për t’i bërë ballë Aleancës”, thuhet në analizën e Institutit për Studimin e Luftërave.

Sipas tij, Moska ka nisur operacione për mbledhjen e informacioneve mbi Moldavinë, shtetet baltike, Danimarkën dhe Finlandën, me qëllim krijimin e kushteve të ngjashme që çuan në pushtimin e Ukrainës.

Edhe shërbimi estonez i inteligjencës ka paralajmëruar se situata në Evropë dhe përgjatë kufijve të Estonisë do të varet nga fitorja që Ukraina, me ndihmën e aleatëve, do të arrijë ndaj Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, të premten u dha medalje heroizmi ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit që punuan në vend pas tërmetit. Rodriguez...
11:06 | 04/07/2026

Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë

Gjermania kërkoi bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportet se Kina po stërvit ushtarë rusë, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme, duke konfirmuar...
10:56 | 04/07/2026

Ministri i Jashtëm i Iranit konfirmon se Izraeli planifikoi të vriste negociatorët e Teheranit gjatë bisedimeve për paqe

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka konfirmuar raportet e medias se zyrtarët në Uashington besojnë se Izraeli mund të jetë përpjekur të vrasë negociatorët...
10:54 | 04/07/2026