Samiti për Ukrainën| Abilekaj: Vuçiç dhe Serbia masakruan rezolutën e firmosur
Analisti Enton Abilekaj është shprehur se në Samitin e sotëm në Tiranë nuk kishte ndonjë ofertë për Ukrainën, por vetëm një rezolutë, të cilën e quajti të masakruar nga Serbia.
Komentet Abilekaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se në rezolutën e firmosur sot në Tiranë, fajtori (Serbia) shmangej nga deklarata.
Ai tha po ashtu se idetë se Zelensky do të shpallte sot njohjen e Kosovës nga Tirana dolën iluzione, pasi sipas tij, kur presidenti ukrainas shkoi në Kiev, falenderoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
“Kemi disa debate në rajonin tonë. E para është një ide që Serbia është një vend që po të përkëdhelet mund të dalë në anën e Perëndimit. Dhe duke u integruar në Perëndim, do gjendet zgjidhja edhe për Kosovën edhe për rajonin. Për të dhënë këtë ide është krijuar edhe ideja e Ballkanit të Hapur.
A ishte e dobishme Shqipëria në këtë rast? Në këtë Samit? Ne mblodhëm 6 liderë të Ballkanit dhe u bënë diskutime, por nuk pati asnjë ofertë. Oferta jonë e vetme ishte një rezolutë, një deklaratë e masakruar nga Serbia. Ku fajtori shmangej nga deklarata.
Duhet të bëhej deklaratë preventive që agresori të dënohej. Në Ballkan ka vetëm një agresor që është Serbia dhe kjo deklaratë u hoq. Sapo u kthye në Ukrainë zotëria falenderoi Vuçiç, për çfarë e falenderoi? Flitej që jo Ukraina do njohë Kosovën… Ça janë këto?”, tha Abilekaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm