Vuçiç në Tiranë për Samitin e Ukrainës, analisti serb: Kush e detyroi të marrë pjesë

28 Shkurt 2024 | 11:45

Në Tiranë mbahet sot Samiti për Ukrainën ku pjesëmarrës janë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovici.

Analisti serb, Nenad Canak tha në një intervistë për Euronews Albania se prania e Aleksandër Vuçiç në Samitin për Ukrainën është e detyruar për shkak të presionit ndërkombëtar.

Sipas tij, Vuçiç nuk do të ketë asnjë mesazh domethënës për të përcjellë duke qenë se vetëm pak ditë më parë i dërgoi mesazh Kosovës, duke e krahasuar me Tajvanin, që sipas tij Kina duhet ta pushtojë.

“Ai duhet të vinte për shkak të presionit të ndërkombëtarëve, por nuk do të ketë ndonjë gjë të rëndësishme që do të përmbajnë mesazhet e tij. Vetë pak ditë më parë ai foli për çështjen e Tajvanit dhe tha se Kina duhet ta pushtojë Tajvanin. Ky është një mesazh për Kosovën se e vetmja zgjidhje që ai sheh është pushtimi i saj nga Serbia sikurse Ukrainës na Rusia. Nëse Ukraina arrin ta ruajë integritetin  territorial do jetë një mesazh se Rusia po e humbet luftën dhe  tensionet në Ballkan do qetësohen”, tha analisti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026