Përkujtohen viktimat nga mafia, Papa dhe presidenti italian: Kundërshtoni aktivitetet mafioze, po përfitojnë nga Covidi
Italia ka vitin e 26 të përkujtimit të viktimave nga mafia. Kjo ditë është kujtuar jo vetëm nga presidenti Italian Mattarella por edhe nga Papa.
“Nuk do t’i harrojmë kurrë viktimat e pafajshme, shërbëtorët e shtetit, personat e lirë që nuk hoqën dorë nga vlerat e tyre edhe pse e dinin që po rrezikonin jetën e tyre,” u shpreh Mattarella në Twitter.
Sipas presidentit Italian përjashtimi i mafias është i mundur dhe shumë i nevojshëm. Aksioni i kundërshtimit fillon me refuzimin e asaj metode që mohon dinjitetin e njeriut, nga refuzimi për të bërë kompromis.
“Organizimet e llojit mafioz janë të pranishme në shumë pjesë të botës dhe ato po fitojnë para duke përfituar nga pandemia nëpërmjet korrupsionit . Këto struktura të mëkatit në kundërshtim me frymën e Krishtit ngatërrojnë fenë me idhujt e rremë. Le të kujtojmë sot të gjithë viktimat dhe të rinovojmë angazhimin tonë kundër të gjitha mafieve,” – tha Papa Françesku.
Krimi i organizuar në Itali, gjatë periudhës së pandemisë ka rritur edhe më shumë aktivitetet e tij, ashtu siç janë shtuar aktivitetet kundër mafias. Dhe mesa duket, pandemia e quajtur Mafia në çdo rast do të jetë më e gjatë sesa Covidi.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje