Rama: Të bëjmë paqe që të arrijmë begatinë tonë ose do dështojmë për në BE
Tirana pret sot Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama në fjalën hapëse të këtij samiti, të mbajtur në Pallatin e Koncerteve tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ndjekur të gjithë hapat për të lehtësuar rrugën drejt integrimit në BE, që nga reformat e thella deri të bashkëpunimi me partnerët europianë.
Rama u shpreh se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të bashkuara në këtë rrugëtim e të vendosin paqe mes tyre për të punuar më pas për zhvillimin ekonomik.
“Ose e bëjmë së bashku o dështojmë së bashku, ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë ose mungesa e kësaj begatie do na bëjë të humbasim paqen. Duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë veten, më vete jemi të gjithë vegjël, por së bashku bartim rëndësi e potencial të madh. Plani i ri i rritjes i BE-së në vetvete është një rezultat inkurajues. Nuk mund të isha më falënderues se kaq ndaj presidentes Ursula Von Der Leyen e komisionerit tonë Varhelyi dhe gatishmërinë e tyre për të dëgjuar shqetësimet tona. Për mua është shumë qartë se mundësia e re që përfaqëson ky plan që është jashtë kornize është jo vetëm njohje nga ana e BE-së e përpjekjeve tona për të ndërtuar një përpjekje të përbashkët, por na sfidon për të gatishmërinë tonë për fatin në BE. Në duhet të angazhohemi pas asnjë rezervë, pa asnjë hezitim”, tha Rama.
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë