Humbi jetën prej COVID-19, Presidenti Meta dekoron pas vdekjes gjeneralin Ndriçim Sallaku

21 Mars 2021 | 14:13

Presidenti Ilir Meta nderoi me dekoratën “Nderi i Kombit” gjeneralin Ndriçim Sallaku, i cili u nda nga jeta si pasojë e COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se e vlerësonte Sallakun për “kontributin në modernizimin e ushtrisë shqiptare” dhe “shembullin si ushtarak karriere”.

“Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe me mirënjohje shtetërore për vlerat atdhetare e njerëzore, që shpalosi gjatë veprimtarisë së tij,” – arsyetoi Meta dekoratën.

Sallaku u nda nga jeta të shtunën, për të shprehën ngushëllim edhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi si dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026