Kërcënimet e Putin me luftë bërthamore, reagon Bashkimi Evropian

29 Shkurt 2024 | 14:34

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Vladimir Putinit dhe këcënimet e tij për një konflikt bërthamor nëse NATO hyn në Ukrainë.

Stano vuri në dukje se fjalimi i Putinit është pjesë e ofertës së Putinit për rizgjedhje, si dhe një tjetër nga shumë shembuj të përpjekjeve të tij për të mohuar përgjegjësinë për luftën që filloi në Ukrainë.

“Ishte një mundësi tjetër për të që të përhapte gënjeshtrat e njohura”, theksoi Peter Stano, duke nënvizuar se “ai filloi luftën kundër Ukrainës dhe se vetëm ai është përgjegjës për të gjitha pasojat, brenda Rusisë, Ukrainës, por edhe në botë”.

Peter Stano u pyet gjithashtu për apelin e përfaqësuesve të Transnistrias drejtuar Rusisë për mbrojtje nga presioni moldav. Siç tha ai, Komisioni Evropian po i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Moldavi.

“Ne besojmë se stabiliteti në këtë rajon është para së gjithash në interes të qytetarëve në të dy anët e lumit Dniestër dhe në këtë kontekst inkurajojmë të dyja palët të angazhohen në një dialog konstruktiv”, theksoi ai. “BE vazhdon të mbështesë zgjidhjen paqësore dhe gjithëpërfshirëse të konfliktit, të cilit ne i qasemi në bazë të respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Moldavisë”, përfundoi Peter Stano.

Kujtojmë se Putin “volli vrer” ndaj Perëndimit dhe ka paralajmëruar me luftë bërthamore në fjalimin e përvitshëm drejtuar kombit. Retorika e ashpër dhe luftarake e presidentit rus ishte në tërësi vazhdim i fjalimeve të mëparshme, të cilat i kushtoheshin luftës në Ukrainë.

“Nuk e filluam ne luftën në Donbas. Por, sikurse e kam thënë disa herë, do bëjmë gjithçka për ta përfunduar, për të çrrënjosur nazizmin dhe zgjidhur gjithë problemet e operacionit special ushtarak. Ne do mbrojmë sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Forcat bërthamore strategjike janë në gjendje gatishmërie”, tha Putin.

Putin komentoi edhe deklaratat e fundit të presidentit Macron, për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë.

“Ata kanë nisur të flasin për mundësinë e dërgimit të kontingjenteve të NATO-s në Ukrainë. Por ne po ua kujtojmë se cili është fati i atyre që dikur dërgonin trupat e tyre në territorin e vendit tonë. Por tani, pasojat ndaj këtyre ndërhyrjeve do jenë shumë më tragjike”, tha Putin.

Fjalimi i kreut të Kremlinit vjen vetëm një muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, ku Putin ka gjasa të jetë kandidati i vetëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026