“Të mundim Putin”- Zelensky kërkon nga Tirana prodhimin e municioneve në Ballkan

28 Shkurt 2024 | 12:26

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, propozoi nga Tirana mbajtjen e një forumi të përbashkët për industrinë e mbrojtjes, mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit.

Gjatë fjalës së mbajtur në Samitin mes Ukrainë dhe vendeve të Evropës Juglindore, Zelensky kërkoi bashkëprodhimin e municioneve në fabrika të vendosura në vendet e Ballkanit.

Presidenti i Ukrainës theksoi se mungesa e municioneve është një problem në fushëbetejë dhe që të arrihet një fitore ndaj Putinit ai kërkoi mbështetjen e të gjitha vendeve.

“Gjatë gjithë kësaj lufte ne kemi vërtetuar që është e mundur t’i bësh ballë një armiku që duket se është një nga më të fortët në botë. Çdo komb mund t’ia dalë me mbrojtjen kur kombe të ndryshme bashkëpunojnë dhe njerëzit janë të vendosur për të bërë rezistecë.

Ne propozojmë që të gërshetojmë këto lloj përpjekjesh dhe t’i fuqizojmë ato.

Jemi krenar që kemi 500 kompani në fushën e mbrojtjes që punojmë dhe operojnë në fusha të ndryshme në Ukrainë, dhe secila prej tyre shton fuqinë tonë, por kjo nuk mjafton për të fituar mbi Putinin.

Ne shikojmë problem në ofertën e municioneve dhe kjo ndikon në fushën e betejës, prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me ju dhe partnerët tonë. Prandaj unë propozoj një forum të përbashkët për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit, qoftë në Kiev apo dhe në qytete të tjera”, tha Zelensky.

Zelensky vlerësoi mbështetjen humanitare dhe në fushën e mbrojtjes që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës.

Ai shprehu mirënjohjen për organizimin e samitit në Tiranë që siç tha është një mundësi për të fuqizuar vendet përballë agresionit rus që rrezikon edhe Evropën.

“E vlerësoj së tepërmi mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë vendet  tona sepse të gjithë e përcaktojmë se tani po përcaktohet rrugëtimi që do të ndjekë Evropa për breza. Në të shkuarën ka pasur njerëz që kanë përcaktuar fatin e vendeve të tjera, edhe në Ballkan, Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira është që regjimi i Putinit të humbasë. Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit”, tha Zelensky.

Zelensky shprehu gjithashtu mbështetjen për integrimin evropian të vendeve të rajonit.

“Ne besojmë se çdo shtet në BE që ruan parimet e komunitetit evropian dhe dëshiron të bëhet anëtar i komuniteteve meriton anëtarësimin e plotë. Ukraina mbështet përpjekjet tuaja për integrimin evropian dhe u jemi mirënjohës për mbështetjen që na jepni neve për integrimin evropian. Ne të gjithë meritojmë të jemi pjesë e komuniteteve evropiane dhe euroatlantike”, u shpreh nder te tjera Presidenti i Ukraines.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026