Rama: Orekset e vjetra për dominim po përhapen, s’duhet ta lëmë Rusinë të fitojë
Kryeministri Edi Rama, në fjalën hapëse të Samitit mes Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore, u shpreh se nuk duhet ta lejojnë Rusinë që të fitojë kundrejt Ukrainës, duke shtuar se në këtë mënyrë vihet në rrezik dhe ekzistenca e BE-së.
Ai theksoi se orekset e vjetra për pushtet po përhapen duke shtuat se marrëdhëniet e pushtetit janë shndërruar në përplasje për pushtet.
Mes tjerash kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka bërë atë që mundet për Ukrainën dhe do të vazhdojë të bëjë një gjë të tillë.
“Rajoni dhe kontinenti ynë nuk janë të panjohura me luftërat dhe pasojat shkatërrimtare. Europa siç e njohim doli pas dy luftërash në shekullin e shkuar. Në rajonin tonë, pas më shumë se një çerekë shekulli, plagët e shpërbërjes së Jugosllavisë ende duhen shëruar. Vizionin që çoi në krijimin e BE-së na udhëzon sot në BE, na udhëzon sot në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes dhe duke zgjidhur dallimet tona në mënyrë paqësore, konstruktive në emër të brezave të ardhshëm. E gjithë kjo është në rrezik sepse rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla po sfidohet sepse marrëdhëniet e pushtetit janë shndërruar në përplasje për pushtet. Orekset e vjetra për dominim po përhapen dhe e gjitha kjo ndjellë frikë. Nuk duhet ta lëmë të ardhmen tonë peng i dëshirave të shfrenuara. Do bëjmë çdo gjë që mundemi që të ndalojmë që agresioni të shpërbëhet. Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë, pasi e gjithë ekzistenca e BE do të ishte në rrezik.
Shqipëria ka bërë atë që mundet për Ukrainën dhe do të vazhdojë të bëjë një gjë të tillë. Deklarata e përbashkët që nënshkruam sot në mbështetje të integrimit të euro-atlantik të Ukrainës do të forcojë më tej marrëdhëniet tona dhe vendosmërinë për të qëndruar krah Ukrainës”-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh