Zelensky nga Tirana: Po përcaktohet fati i Evropës, Putin duhet të dështojë

28 Shkurt 2024 | 12:13

Në Tiranë po mbahet sot Samiti për Ukrainën ku pjesëmarrës janë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovici.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në fjalën e mbajtur gjatë këtij samiti vlerësoi mbështetjen humanitare dhe në fushën e mbrojtjes që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës.

Ai shprehu mirënjohjen për organizimin e samitit në Tiranë që siç tha është një mundësi për të fuqizuar vendet përballë agresionit rus që rrezikon edhe Evropën.

“E vlerësoj së tepërmi mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë vendet  tona sepse të gjithë e përcaktojmë se tani po përcaktohet rrugëtimi që do të ndjekë Evropa për breza. Në të shkuarën ka pasur njerëz që kanë përcaktuar fatin e vendeve të tjera, edhe në Ballkan, Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira është që regjimi i Putinit të humbasë. Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të”, tha Zelensky.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026