Samiti në Tiranë, reagon Zelensky: Rama mik i palëkundur i Ukrainës

28 Shkurt 2024 | 08:54

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky mbërriti në vendin tonë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, përmes aeroportit të Rinasit, nën masa të rrepta sigurie.

Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja Elisa Spiropali dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë Shkurov.

Përmes një postimi në platformën X presidenti i Ukrainës shprehet se në Tiranë, ku do të zhvillohet samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, do të diskutojë me Ramën për bashkëpunimin në mbrojtje dhe politikë.

“Sot punoj ne Tirane. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore. Në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë. Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, i cili tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër. Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit”, tha Zelensky.

Kjo është vizita e parë e presidentit të Ukrainës në vendin tonë, dhe një nga të paktat vizita që Zelensky ka zhvilluar jashtë vendit që nga nisja e luftës me Rusinë dy vite më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026