Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta
Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë në ambientet e kryeministrisë.
Përmes një postimi në X, Zelensky shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë në luftën për liri të Ukrainës.
Ai thekson se gjatë takimit me kryeministrin Rama kishin diskutuar mundësinë e prodhimit të mundshëm të armëve të përbashkëta.
“Që në ditët e para të pushtimit në shkallë të gjerë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan. Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.
I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”, shprehet Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 16:18 Astronomët gjejnë sheqer të fshehur në hapësirën midis yjeve
- 16:17 Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
- 16:12 Kryeministri Radev nga Parisi: Bullgaria nuk është pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën
- 16:08 Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të sjellë një ngjarje ndryshe, shumë më të fuqishme
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit