Rama ndan pamjet e pritjes së Zelensky-t brenda Kryeministrisë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërriti mëngjesin e së mërkurës në ambientet e Kryeministrisë ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Takimi mes dy liderëve zgjati rreth 30 minuta pa praninë e kamerave, ndërkohë që ishte kreu i qeverisë shqiptarë që shpërndau në faqen e tij në Facebook momentet nga pritja e presidentit të Ukrainës në zyrën e tij.
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky mbërriti në vendin tonë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, përmes aeroportit të Rinasit, nën masa të rrepta sigurie.
Sakaq është zbardhur dhe agjenda e ditës së sotme. Pas takimit me Ramën do firmosin marrëveshjet dhe do t’i drejtohen pallatit të kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.
Në orën 13:30 është parashikuar dhe një konferencë e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe presidentit Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 17:22 Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit
- 17:19 Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit