Putin i drejtohet kombit: NATO po përgatitet për të goditur territorin rus

29 Shkurt 2024 | 10:57

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti këtë të enjte një fjalim drejtuar deputetëve por dhe kombit.

Gjatë fjalimit të tij Putin u ndal dhe te lufta në Ukrainë dhe zgjerimi i NATO-s në vendet e Evropës Veriore, si Finlanda dhe Suedia.

Putin pretendoi se forcat e NATO-s po ‘përgatiten për të goditur territorin rus’.

“Rusia perëndimore duhet të “mbrohet siç duhet” pas zgjerimit të NATO-s për të përfshirë Suedinë dhe Finlandën”, deklaroi Vladimir Putin.

Putin nënvizoi se fati i çdo vendi që do të pushton Rusinë do të ishte “shumë më tragjik” se çdo gjë me të cilën do të përballej.

“Ata duhet të kuptojnë se ne kemi gjithashtu armë, armë që mund t’i mposhtin ata në territorin e tyre,” thotë ai, duke shtuar se një veprim i tillë mund të “shkaktojë përdorimin e armëve bërthamore”. “A nuk e kuptojnë ata këtë?”- tha Putin.

“Vendet perëndimore mendojnë se janë “supreme”. Rusofobia i verbon njerëzit dhe i privon ata nga aftësitë e tyre racionale, por pa Rusinë nuk ka paqe solide në botë,” i tha ai Asamblesë Federale”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë

Në një rast të parë global, dy robotë humanoide kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale te një pacient i gjallë. Robotët kryen kolecistektomi laparoskopike, ose heqje...
10:06 | 14/07/2026

4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit

Katër persona u plagosën pasi predhat e qëlluara nga forcat amerikane goditën qytetin jugperëndimor iranian të Omidiyeh të martën herët, tha një zyrtar i lartë...
09:01 | 14/07/2026

Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro

Jared Kushner iu bashkua një konference të mbështetur nga BE-ja mbi Gazën nëpërmjet një lidhjeje video të hënën, ndërsa Brukseli nisi një iniciativë ndërkombëtare prej...
08:38 | 14/07/2026