Futja e NATO-s në Ukrianë, Putin: Retorikë që nxit përdorimin e armëve bërthamore
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbajti këtë të enjte një fjalim drejtuar Asamblesë Federale ruse.
Në fjalën e tij drejtuar ligjvënësve dhe kobit, Putin, reagoi dhe në lidhje me deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë.
Putin në mesazhin e tij tha se Rusia ka armë që mund të godasin objektivat në territorin e të gjitha atyre vendeve që e mendojnë një gjë të tillë.
“Ata duhet të kuptojnë se edhe ne kemi armë që mund të godasin objektivat në territorin e tyre”.
Ai tha se retorika perëndimore kërcënonte një “konflikt me përdorimin e armëve bërthamore dhe rrjedhimisht shkatërrimin e qytetërimit”.
Putin gjithashtu pretendoi se rusët kanë qenë viktima të të ashtuquajturës “rusofobia”.
“Vendet perëndimore mendojnë se janë “supreme”. Rusofobia i verbon njerëzit dhe i privon ata nga aftësitë e tyre racionale, por pa Rusinë nuk ka paqe solide në botë”, tha Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit