Rithemelimi çon në Kushtetuese ligjin për komisionet hetimore: Të shfuqizohet
Deputetët e Rithemelimit kanë kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e ligjit për komisionet hetimore, i miratuar në dhjetor në Kuvend. Kërkesa është firmosur nga 33 deputetë të opozitës.
në një deklaratë për mediat deputetja Dhurata Çupi tha se me këtë ligj mazhoranca synon të privojë opozitën nga e drejta për të kontrolluar qeverinë.
Çupi tha se kanë kërkuar nga Kushtetuesja pezullimin e ligjit deri në një vendim përfundimtar.
“I bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të jetë në lartësinë e integritetin që jep posti i anëtarit të Kushtetueses. Iu kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së por një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë që i njohin të drejtën pakicës parlamentare si instrument kontrollit të pushtetit ekzekutiv”, – tha Çupi.
Sipas ligjit të ri, komisionet hetimore do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta dhe jo mbi aludime. Gjithashtu komisionet hetimore mund të zhvillohen edhe me dyer të mbyllura në raste të caktuara me qëllim mbrojtjen e të dhënave të dëshmitarit që mund të merret në pyetje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta