Miratimi i ndryshimeve për komisionet hetimore, Tabaku: Po i mbyllet dera opozitës
Komisioni i ligjeve miraton ndryshimet e propozuara nga deputetja e PS Ermonela Felaj për Komisionet Hetimore.
Sipas këtij projektligji, komisionet hetimore do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta dhe jo mbi aludime. Gjithashtu komisionet hetimore mund të zhvillohen edhe me dyer të mbyllura në raste të caktuara me qëllim mbrojtjen e të dhënave të dëshmitarit që mund të merret në pyetje.
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha në një deklaratë për mediat se ky vendim i mbyll dyert opozitës në komision parlamentare duke penguar punën dhe mohuar të drejtat e saj.
“Sot mazhoranca ndryshoi ligjin duke e kthyer atë në një instrument në favor dhe kontroll. Ky ligj ka shkaktuar probleme për mazhorancën. PD arriti sot të vendosë para drejtësisë dhe ish-ministra. Treguan që nuk janë të gatshëm që të ndryshojmë ligjin për t’i dhënë hapësirë parlamentit, por për ta bërë atë instrument ashtu siç duan. Mbyllja e dyerve të komisioneve që do të zhvillohen pa kamera është pengim i punës së opozitës dhe e mohim i të drejtës që ka opozita. Tani është bërë një ligj që ngre një komision hetimor që vetë vendos vetë vulos”, u shpreh Tabaku.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë