Shpërthimi në Lushnjë, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS

1 Mars 2024 | 16:32

Një shpërthim i fuqishëm në një biznes në Lushnjë i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur 8 të tjerë.

Mes të plagosurve është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Çela mësohet se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa viktimë e shpërthimit ka mbetur shtetasi Roland Hoxha. Po ashtu bëhet e ditur se edhe të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur teksa po kryeheshin punime për ngritjen e një kapanoni.

Dyshohet se punonjësit kanë prekur linjën e tensionit të lartë e për pasojë ka ndodhur dhe shpërthimi.

Njoftimi i Policisë:

Fier-Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

Deputeti i plagosur Bujar Çela

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026