Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, gazetarët japin detaje: Ç’po ndodh te ‘Trauma’
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në një kapanon në Lushnjë, ku nga një shpërthim mbetën të vdekur 2 persona dhe u plagosën 8 të tjerë.
Gazetarët e Euronews Albania, Mariglen Bita, Ortensa Budlla dhe Bruna Cami kanë dhënë detaje rreth ngjarjes dhe gjendjes së të plagosurve.
Nga raportimi i gazetarëve bëhet e ditur se të vdekur në vendngjarje kanë mbetur vinçieri Roland Hoxha, që ishte edhe shkaktari i aksidentit dhe djali i tij 24-vjeçar.
Po ashtu bëhet e ditur se drejt spitalit të Traumës në Tiranë po transportohen 4 prej të plagosurve, mes të cilëve edhe deputeti socialist Bujar Çela, gjendja e të cilit është stabile.
“Ka mjaft ekspertë të Policisë në vendngjarje që po bëjnë ekzaminimin e duhur, për të zbardhur shkaqet e incidentit të rëndë. Për shkak të shpërthimit janë dëmtuar edhe mjaft biznese dhe banesa të tjera që ndodhen në zonë”, tha Bita.
“4 prej të plagosurve janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Djali i vinçierit që ka humbur jetën, ka ndërruar jetë pak minuta më parë. Nga shpërthimi mbeti i vdekur vinçieri dhe djali i tij 24-vjeç. I prekur nga shpërthimi është edhe deputeti i PS Bujar Çela”, tha Budlla.
“Deri më tani në Spitalin e Traumës ka mbërritur vetëm një prej të plagosurve. Po ashtu drejt Traumës po shkon edhe deputeti i PS, Bujar Çela. Çela raportohet se deri më tani është në gjendje stable. Ekipet e mjekëve janë vënë në gatishmëri, me ekipe të përforcuara për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore”, tha Cami.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit