Shpresë, frikë apo zemërim, çfarë emocioni i sjellin qytetarëve liderët e politikës
Të pyeturve të Barometrit në opinionin që kanë për liderët e politikës u është kërkuar të zgjedhin edhe emocionet që ju sjellin ata mes atyre më kryesorëve si frika, shpresa apo zemërimi apo edhe mendimi nëse ata përfaqësojne njerëz si ata dhe a janë të ndërshëm.
Të marrë me radhë në bazë të të dhënave të përgjigjurve të tyre rezulton se Edi Rama, 47,7 % të pyeturve ju ngjall shpresë, 18,3 5 ju ngjall frikë , 27,6 ju ngjall zemërim dhe 26,1 % mendojnë që është i ndershëm dhe 26% mendojnë se përfaqëson njerëz si ata.

Sali Berisha: 19,4 % i bën të shpresojnë 20,5 % i frikësohen 31,9 % zemërohen prej tij, 13,6 % mendojnë që është i ndershëm 14.4 % mendojne që perfaqeson njerëz si ata.

Lulzim Basha: I bën të shpresojnë 12.1 % , frikësohen prej tij 16.5 % , zemërohen 24,3 % u krijon zemërim , 5,9 % mendojnë që është i ndershëm dhe 5.1 % mendojnë që ai përfaqeson njerëz si ata.

Ilir Meta: I ben 4.5 % të të pyeturve të shpresojnë, frikëson 23.9 % të të pyeturve, ngjall zemërim tek 31.8 % e qytetarëve , 1,4 % mendojnë që është i ndershëm dhe vetëm 1 % mendojnë që i përfaqëson.

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:20 Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?
- 08:01 Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit