OKB vlerëson histori suksesi rikuperimin e sistemeve dhe implementimin e AI në vend
Konferenca e Qëndrueshmërisë Kibernetike për shqyrtimin e kërcënimeve kibernetike ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, organizuar nga Instituti për Kërkimin, i Kombeve të Bashkuara (UNIDIR) mblodhi në New York, në datat 29 shkurt – 1 mars, përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, ekspertesh, profesorësh, studiuesish dhe hulumtuesish, për të diskutuar mbi tre dimensione kyçe të kërcënimeve kibernetike që mund të cenojnë vendet e botës: teknologjia, tipologjitë e sulmeve dhe aktorët e kërcënimit.
Diskutimet në nivel teknik trajtuan mënyrat se si këto sulme mund të cenojnë sigurinë ndërkombëtare dhe se si shtetet duhet të reagojnë ndaj tyre me sukses, brenda një kuadri etik dhe të përgjegjshëm në hapësirën kibernetike.
Në seancën e ditës së dytë të kësaj Konference, ishte e pranishme edhe drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, për të ndarë përvojën e Shqipërisë në përballimin me sukses të sulmit shtetëror kibernetik, i cili synoi të fshinte të gjitha sistemet digjitale në vend.

“Reagimi i menjëhershëm ndaj sulmit keqdashës, u arrit falë bashkëpunimit me Departamentin Amerikan të Shtetit Microsoft dhe FBI. Kërcënimet kibernetike mbeten sfidë e vazhdueshme globale, por e rëndësishme është të rrisim nivelin e mbrojtjes dhe bashkëpunimit. Ndaj, ne prej kohësh kemi ngritur Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë, strukturë e cila mbron infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik”, tha Karçanaj.

Investigimi, rikuperimi i sistemeve në mënyrën më të sigurt dhe në kohë rekord, modernizimi dhe implementimi i inteligjencës artificiale në operacionet e përditshme, u vlerësuan nga panelistët e OKB-së si një histori suksesi ndërkombëtare.
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil