Bejtexhiu nga Shkodra: Serbët janë me tradita si shkodranët, grekët të pabesë

2 Mars 2024 | 19:30

Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, ishte i ftuar këtë të shtunë Tonini nga Shkodra, i cili ka një talent të pazakontë: të krijojë bejte nga më të veçantat bazuar në situata të ndryshme.

Krahas krijimit të bejteve, Tonin rrëfeu dhe jetën e tij si emigrant në Greqi pas rënies së komunizmit.

Ai tha se edhe pse fitonte mirë në shtetin fqinj, u kthye në Shqipëri për shkak se policia greke dhe njerëzit ishin të pabesë.

“Shkova në Greqi që të krijoja një të ardhme. Një vit punova dhe solla 10 milionë në shtëpi se punoja dhe paradite dhe pasdite. Doja të qëndroja, por greku është grek, shumë e vlerësojnë, ai ta jep ushqimin por nga mbrapa të bëjnë pabesi. Pata kontradikta me policinë greke, janë shumë të pabesë, pata një përplasje, jo fizike, ika nga burgu më kapën dhe më pas u ktheva në Shqipëri. I kapnin njerëzit në rrugë si normë të plotësonin numrin”, tha ai.

Por Tonin nuk ndau të njëjtin qëndrim për Serbinë, ku tha se kanë të njëjtat tradita me shkodranët.

“Këtej nga Serbia është mirë, por janë njerëz që japin lekë dhe japin bukë. Serbia ka traditat e Shkodrës. Janë 3-4 lagje në Serbi ku është e afishuar dhe emri i Shkodrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026