Taksisti që del në rrugët e Tiranës si Elvis Presley: Është Zot i dytë për mua

24 Shkurt 2024 | 18:26

Arjan Kumrija, ose siç identifikohet në rrugët e Tiranës me taksinë e tij; Elvis Presley i Shqipërisë, rrëfen në “Real People” gjithë dashurinë e tij për artistin e famshëm dhe koincidencat e jetës së tij me të.

Arjani shprehet se sa herë e ka lënë Elvisin pas dore, pa i kushtuar kohë, gjërat nuk i kanë ecur mbarë.

E kundërta ka ndodhur kur një pjesë të ditës së tij e ka lidhur me personazhin e famshëm, siç bën edhe sot. Arjani i falet Elvis Presley-t dhe për të është si një Zot i dytë.

“Që në momentin e parë që e kam njohur Elvis Presley, Zoti ma ka nxjerrë përpara, në kohën e diktaturës flas. E shihja fshehurazi në  stacionet italiane dhe gjithmonë më ka ndjekur, e kam pasur gjithmonë koincidencë dhe kjo koincidencë është kthyer në realitet. Kam kënduar që i vogël, familja ime ka qenë gjithmonë shumë e lidhur me muzikën, të tria gocat i kam këngëtare”, tregon ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026