Artisti i Pedonales rrëfehet në Real People: Pikturat nudo më nxorën nga varfëria

28 Tetor 2023 | 18:27

Artisti Artur Bushi, i cili prej 12 vitesh shet pikturat e tij në rrugët e Tiranës, tregoi në emisionin Real People në Euronews Albania se gjithnjë ka dashur të bëjë gjëra të veçanta, prandaj ka përzgjedhur copa parketi për të pikturuar.

Ai tregon se nisi ta bëjë këtë punë si eksperiment, por rezultoi e suksesshme në një kohë kur shumë njerëz e mbajtën me fjalë boshe e nuk i ofruan një punë tjetër, duke nxjerrë moshën e tij si justifikim.

62-vjeçari që i shet pikturat e tij tek Pedonalja e Tiranës, shprehet se shijet e blerësve shqiptarë janë kultivuar shumë nder vite dhe janë përmirësuar.

Gjithsesi, nga eksperienca me turistë të huaj dhe kalimtarët vendas, ai ka kuptuar se këta të fundit i preferojnë shumë pikturat nudo, por nuk e shprehin hapur.

“Unë jam artist jo tregtar, për ne artistët luksi është i pakonceptueshëm, po ne kemi një gjë që kënaqemi me pak dhe ajo pak na pëlqen. Nudot  i pëlqejnë. Nudon e parë e kam bërë në ‘78 në Lice, nudo me modele reale. Bëra një eksperiment, thashë të provoj diçka se isha në një dilemë për jetën; më dukej sikur isha në mes të Saharasë dhe me erdhi ideja, pse nuk e provoj se unë i humbur jam, është pasioni që nuk të lë. Dola këtu, filluan njerëz të ndalonin, u krijua një satisfaksion te njerëzit”, tregoi ai

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026