Sillnin armë nga Kosova për shitje në Shqipëri, arrestohen dy 19-vjeçarë në Tiranë

3 Mars 2024 | 10:42

Dy 19-vjeçarë nga Kosova kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranë, pasi kanë transportuar armë zjarri me qëllim shitjen e saj në kryeqytetin shqiptar.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, krëhri me municionin luftarak, një silenciator, një automjet dhe një aparat celular.

Ndërkohë sipas Policisë, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Në zbatim të masave të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Transportuesi 4”.

Transportuan një armë zjarri, nga Kosova, me qëllim shitjen e saj te persona të tjerë në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, krëhri me municionin luftarak, një silenciator, një automjet dhe një aparat celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për dy shtetas që dyshohej se kishin transportuar një armë zjarri pistoletë, nga Kosova drejt Shqipërisë, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi 4”.

Si rezultat i tij, në rrugën “Dritan Hoxha”, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. F., 19 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, dhe një silenciator, që ishin sjellë në Shqipëri për tu shitur tek persona të tjerë.

Arma e zjarrit, krëhri, municioni luftarak, silenciatori, automjeti dhe një aparat celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)

Policia e Tiranës ka finalizuar operacioni policor ë koduar “Segmenti”, me qëllim goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për shpërndarje të lëndëve...
13:58 | 30/06/2026

Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë

Protestuesit kanë lënë ambientet e Parlamentit nga ku situata pati përplasje fizike, hedhje të mjeteve piroteknike. Tashmë protestuesit po marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë duke...
13:52 | 30/06/2026

Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike

Ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike protesta që po zhvillohet mesditën e sotme përpara Parlamentit. Krahas sulmeve me vezë dhe shishe uji ndaj makinave...
13:48 | 30/06/2026