Shehbaz Sharif zgjidhet kryeministër i ri i Pakistanit

3 Mars 2024 | 11:16

Parlamenti i Pakistanit ka zgjedhur të dielën Shehbaz Sharifin si kryeministrin e ri të vendit.

Kjo është hera e tij e dytë që ai fiton këtë pozitë, pas trazirave të kohëve të fundit që kanë përfshirë vendin.

Shehbaz, kandidat i përbashkët i të paktën gjashtë partive politike, ka siguruar 201 vota në Parlamentin me 336 ulëse.

“Shehbaz Sharif është shpallur kryeministri i ri i Pakistanit”, ka thënë kryetari i Parlamentit Sardar Ayaz Sadiq.

Kandidati i përkrahur prej ish-kryeministrit Imran Khan i ka siguruar 92 vota, ndërkohë që një kandidati i duhen të paktën 169 vota për t’u zgjedhur kryeministër.

Shehbaz Sharif është udhëheqës i partisë Pakistan Muslim League-Naëaz (PML-N) dhe është vëllai i vogël i ish-kryeministrit Nawaz Sharif.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026