Kandidati për deputet i PD-së Ferdinand Xhaferaj e cilëson të dështuar qasjen e qeverisë me rindërtimin
Në një intervistë për Euronews Albania kandidati për deputet i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferaj tha se qeveria ka dështuar me menaxhimin e pasojave të tërmetit, pasi “15 muaj më vonë ende nuk ka dalë përgjegjësia, pasi te përgjegjësia është investuar qeveria”.
“Shoqëria durrsake asnjëherë nuk do të gjejë qetësi nëse nuk vendoset drejtësia,” – u shpreh Xhaferaj duke kujtuar qëndrimin e tij se “nuk vrau tërmeti, por masakra urbane dhe shkeljet e rregullave të urbanistikës”.
Kandidati për deputet i PD-së ngriti pretendimet se qeveria shembi me shpejtësi 36 pallatet që u dëmtuan nga tërmeti “për të fshehur gjurmët”. Xhaferaj tha se këto raste lidhen me dy ish-funksionarë të Partisë Socialiste, pa përmendur emra konkretë.
Ai shkoi më tej me akuzat duke këmbëngulur se pavarësisht se disa persona ishin nën hetim nga prokuroria, ata u emëruan me detyra të larta në bashki. Kjo sipas tij “për të respektuar kodin e heshtjes”.
Duke folur për Euronews Albania, kandidatja socialiste për deputete në Durrës, Klodiana Spahiu, pranoi vonesat për rindërtimin, por tha se ato kanë ardhur si pasojë e procedurave dhe pandemisë. Spahiu i konsideroi si vonesa të pashmangshme.
Mirëpo Xhaferaj cilësoi si tejet shqetësuese mënyrën se si u trajtuan rastet e rindërtimit në Durrës. Ai tregoi rastin e 103 pallateve me dëmtime të rënda ku “vetëm në janar doli firma fituese që do të bëjë projektet”.
“E imagjinoni se kur do të rindërtohen banesat e këtyre banorëve?!” – u shpreh Xhaferaj duke këmbëngulur se qeveria ka dështuar me rindërtimin.
Kandidati i PD-së tha se opozita parashikon një plan konkret për ndryshimin e gjendjes në Durrës dhe se “do ta kthejë qytetin bregdetar në epiqendrën e ndryshimeve”.
Gjatë intervistës Xhaferaj komentoi edhe listën e PS-së për kandidatët për deputetë, fushatës nën kushtet e pandemisë dhe situatën politike në prag të zgjedhjeve.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës