Valencia frenon Realin e Madridit, 3 barazime në 5 javë për Ançelotin

3 Mars 2024 | 19:52

Reali i Madridit ka regjistruar një tjetër ndeshje pa fitore në kampionatin spanjoll, me Los Blancos të cilët në 5 javët e fundit kanë 3 barazime.

I fundit ishte ai ndaj Valencias mbrëmjen e së shtunës, me sfidën që u mbyll në shifrat 2-2. Një përballje që pas vërshëllimës së trefishtë regjistroi një përplasje mes futbollistësh, aty ku Bellingham u ndëshkua me karton të kuq.

Dy gabime në prapavijën madrilene bënë që vendësit të shënonin me Duro e Yaremchuk. Vinicius ngushtoi diferencën e golave, ndërsa ishte vetë braziliani i cili dhe në fraksionin e dytë riktheu ekuilibrat. Në fund të sfidës, madrilenët ishin në sulm, ndërsa gjyqtari i takimit i dha fund sfidës, me të besuarit e Ancelottit që shënuan, por gjithçka kishte përfunduar. Episod ky që çoi më tej në përplasjen mes lojtarëve dhe të kuqin e Bellingham.

Pavarësisht dy pikëve të lëna, Reali nuk rrezikon, ndërsa kryeson La Ligan. Të shtunën fitore regjistroi dhe Sevilla, e cila mposhti Sociedadin 3-2. El Nesyri ishte heroi i skuadrës me 1 dygolësh. Në ndeshjet e tjera, Rayo Vallecano barazoi me Cadiz 1-1 dhe Getafe me Las Palmas 3-3. Ivan Balliu luajti si titullar me Rayon, ndërsa u vlerësua me notën më të ulët 6.4, po aq sa sulmuesi De Tomas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026