Pandemia Covid-19 në RMV, mjeku: Virusi po përhapet shpejt, ka panik në popullatë
Përpos shifrave të larta të personave të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk propozoi masa të reja në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte.
Në pesë ditët e fundit janë shënuar 4124 persona të infektuar dhe 101 viktima si pasojë e Covid-19, shifra të cilat tregojnë rritje të ndjeshme të përhapjes së virusit.
Nga ana tjetër kjo ka shkaktuar edhe kolaps në spitalet Covid, pasi janë ezauruar mbi 80% e shtretërve.
Mjeku Aliriza Osmani tha për Euronews Albania se qytetarët janë sensibilizuar dhe i respektojnë masat.
Ai thekson se rritja e rasteve të infektimeve ka ardhur për shkak se virusi po përhapet me shpejtësi.
“Popullata kësaj here e ka kuptuar seriozisht, por me sa duket virusi është shumë më virulent dhe përhapet shumë më shpejt. Në spitale janë rritur numri i të shtruarve dhe atyre që kërkojnë shërbim. Ka panik në popullatë”, theksoi ai.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet