VIDEO| Avionët EuroFighter F-2000 dhurojnë spektakël në bazën ajrore të Kuçovës

4 Mars 2024 | 11:40

Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë u inagurua këtë të hënë me një ceremoni ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, por dhe zyrtarë të NATO-s dhe diplomatë.

Në përfundim të fjalimeve u dhurua një spektakël në ajër nga avionët e NATO-së, të cilët fluturuan mbi kokat e të pranishmëve dhe u ulën në bazën e sapohapur në Kuçovë.

Ishin 6 avionë EuroFighter F-2000 të cilët u ngritën në qiellin e Kuçovës.

Me infrastrukturë moderne, baze e Kuçovës do të shërbejë si një bazë ajrore për avionët luftarakë të NATO, ndërkohë që disa ditë më parë u vendosën dhe 3 dronë Bayraktar që Shqipëria bleu nga Turqia.

Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Për autoritetet shqiptare përzgjedhja e bazës së Kuçovës lidhet sa me pozicionin gjeo-strategjik të vendit, si dhe të vet aeroportit, aq dhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e aleancës ushtarake.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026