Haiti shpall gjendjen e jashtëzakonshme, bandat sulmojnë burgun më të madh të vendit

4 Mars 2024 | 12:55

Qeveria e Haitit  ka shpallur  gjendje të jashtëzakonshme 72-orëshe pasi bandat e armatosura sulmuan një nga burgjet më të mëdha në vend duke çuar në vrasjen e të paktën 12 personave dhe arratisjen e rreth 4,000 të burgosurve.

Në mesin e të arrestuarve ishin anëtarë të bandës të akuzuar per vrasjen e presidentit Moïse në vitin 2021.

Drejtuesit e bandave thonë se duan të detyrojnë që kryeministri të dorëhiqet, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Grupet që synojnë ta rrëzojnë kryeministrin kontrollojnë rreth 80% të kryeqytetit.

Që nga vitit 2020 Luftërat e dhunshme të bandave kanë vrarë mijëra persona në vend.

Dhuna në këtë shtet ka nisur të përhapet  që nga vrasja e Presidentit Moïse. Ai nuk është zëvendësuar dhe zgjedhjet nuk janë mbajtur që nga viti 2016. Në janar, OKB-ja tha se më shumë se 8,400 njerëz kane rene viktima të dhunës së bandave të Haitit duke përfshirë vrasjet, plagosjet dhe rrëmbimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026