E mbështeti në garën presidenciale në SHBA, Trump takohet me Orban në 8 mars

4 Mars 2024 | 14:32

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, do të takohet me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të premten, më 8 mars në Florida, pak pasi ai haptazi mbështeti aleatin e tij të kamotshëm në përpjekjet e tij për të fituar zgjedhjet presidenciale amerikane që mbahen më vonë gjatë këtij viti, shkruan REL.

Orban, politikan i krahut të djathtë i cili vazhdimisht konfrontohet me Bashkimin Evropian për shkak të fushatave të tij kundër migrantëve dhe për shkak të vendimeve që kanë vendosur gjyqësorin, organizatat joqeveritare dhe mediat nën kontrollin e shtetit, është përshkruar nga Trumpi si “lider i madh”.

Politikat konservatore të Orbanit sa i përket familjes kanë bërë që ai të vlerësohet nga figurat populiste në SHBA dhe Hungaria viteve të fundit ka mbajtur takimet e Konferencës Konservatore për Veprim Politik (CPAC).

Muajin e ardhshëm, për herë të tretë do të mbahet kjo konferencë.

Kryeministri hungarez, që ka refuzuar të dërgojë armë në Kiev dhe ka mbajtur raporte të ngushta tregtare me Rusinë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, vazhdimisht ka thënë se vetëm me kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë mund të arrihet paqja në Ukrainë.

“Nuk është kumar, por është të vësh bast në shansin e vetëm të arsyeshëm dhe ne në Hungari vëmë bast për rikthimin e presidentit Trump”, tha Orban gjatë një forumi ekonomik të hënën.

“Shansi i vetëm për botën që të ketë një marrëveshje relativisht të shpejtë të paqes është ndryshimi politik në SHBA, dhe kjo lidhjet me atë se kush është president”.

Trump, që po garon për një mandat presidencial, shkaktoi zemërim në mesin e aleatëve perëndimorë muajin e kaluar pasi sugjeroi se SHBA-ja mund të mos mbrojë aleatët e NATO-s që nuk shpenzojnë mjaftueshëm në mbrojtje nga një pushtim i mundshëm rus.

Orban ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor do të jenë thelbësore pasi konservatorët në Evropë dhe SHBA-ja duhet të luftojë së bashku për të “ripushtuar” institucionet në Uashington dhe Bruksel nga liberalët, të cilët, sipas Orbanit, kërcënojnë civilizimin perëndimor.

Orban, që është në pushtet që nga viti 2010, është përballur me tensione me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, kryesisht për shkak të zvarritjes së miratimit të pranimit të Suedisë në NATO.

Pas një vonese të gjatë, javën e kaluar Parlamenti hungarez miratoi pranimin e Suedisë në NATO dhe legjislacioni pritet të nënshkruhet nga presidenti hungarez gjatë kësaj jave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026