Shpërthim dhe zjarr në një depo nafte në Belgorod të Rusisë

5 Mars 2024 | 11:11

Guvernatori i rajonit rus Belgorod, Vyacheslav Gladkov, tha më 5 mars se një ndërtesë e rëndësishme u përfshi nga zjarri që u shkaktua nga një shpërthim.

Sipas tij, kjo ndodhi në qarkun Gubkin të këtij rajoni.

Mediat raportuan se ndërtesa e përmendur nga Gladkov ishte një depo nafte në fshatin Dolgoje.

Kjo depo e naftës i përket gjigantit rus të energjisë, Rosneft.

Ueb-faqja Ukrayinska Pravda në Ukrainë, duke cituar burime, tha se shpërthimi dhe zjarri i shkaktuar ishin si rezultat i një sulmi të kryer nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës.

Autoritetet në Belgorod ngritën alarmin për sulme me raketa në qarqet e Gubkinit dhe Stari Oskolit.

Edhe në të kaluarën, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, në Belgorod, që gjendet në kufi me Ukrainë, ka pasur shpërthime dhe sulme të ndryshme, për të cilat i është vënë faji Kievit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë. Marshim në rrugët e Tiranës

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë mbajtën fjalimet e...
20:02 | 17/07/2026