Seanca e fundit në GJKKO për Belerin, zbardhet diskutimi mes tij dhe gjyqtarit
Trupi gjykues i GJKKO është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me Fredi Belerin.
Sakaq Euroneës Albania ka zbardhur atë që u tha gjatë seancës dhe replikat mes Belerit dhe gjyqtarit Çela.
Beleri është shprehur se e gjithë çështja është politike, duke shtuar se SPAK kërkon që ta dënojë, duke qenë që si pas tij kjo gjë është në interes të Edi Ramës.
Fredi Beleri: Keni rrëzuar çdo kërkesë, me keni privuar nga e drejta e betimit. Nuk e sollët dëshmitarin e duhur, atë që sollët, e pyetet për rrobat, jo për përgjimet.
Keni kundërshtuar dëshminë e penalitetit. Nga dita e parë deri më sot është një çështje politike. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë dhe barazinë para ligjit.
Erion Çela, gjyqtari relator, ndërhyri duke thënë:
Paraqisni fakte dhe çfarë i shërben këtij procedimi. Në çdo seancë gjyqësore kapeni me gjyqtarë të veçantë për t’i anatemuat ata. Kërkesat e rrëzuara mund t’i ankimoni.
Fredi Beleri: Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë. Më ka bërë presion. SPAK kërkon të më dënojë përsa kohë i duhet Edi Ramës.
Sajesa qesharake të pabazuara. Ky hetim tregon si manipulohet procesi gjyqësor. Këto konkluzione nuk mund të merren parasysh nga trupa e gjykimit.
Dosja nuk ka fakte, ndaj nuk kam kërkuar gjykim të shkurtuar. Të gjitha gjetjet e prokurorisë kundërshtohen nga avokatët e mi. E vërteta do dalë një ditë, herët a vonë.
Jam përgjuar 24 orë ne ditë dhe e njëjta makinë që thonë ishte në vendngjarje. I njëjti njeri me kapuç që thonë ishte Arseni, nuk u vërtetua që ishte Arsen Rama.
Kërkesa e prokurorisë për 2.6 vite burg, nuk ka asnjë logjikë. Për dy kryetar Bashkie ka kërkuar shërbim prove.
Sa herë të ketë zgjedhje rezultati do jetë i njejtë. Himariotët nuk janë budallenj.
Jam besimplotë, nuk e ndjej veten fajtor. Herët a vonë do gjej drejtësi. Sot duhet ti thoni ju Jo presionit të pushtetit. Të tjerët janë kalimtarë dhe besnikë të partisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha