“Ti të rrahësh babain tim?”- Del videoja e përplasjes së Elia Zaharia me Princ Lekën

6 Mars 2024 | 15:39

Princ Leka ka bërë kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia. Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se babai ish-bashkëshortes e ka dhunuar.

Ndërkohë, në një video të siguruar nga Euronews Albania shihet Elia Zaharia teksa akuzon, mes lotësh dhe britmash, Princ Lekën se ka dhunuar babanë e saj të moshuar.

“Ti të prekësh me dorë babin tim, që të ka mbajtur me bukë? Ti ke gjuajtur babait tim 70 vjeç? Do të çoj në gjyq ty, mos më bëj mua viktimën. Ti i ke falsifikuar dokumente, i ke thënë shtetit shqiptar se ke bërë shkollë, t’i s’ke shkollë, ti je pa shkollë, ke vetëm katër klasë shkollë”, dëgjohet të thotë Elia Zaharia në momentin e përplasjes fizike.

Videoja është regjistruar nga Princ Leka i cili më tej e ka dorëzuar në polici bashkë me denoncimin.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026