Shqipëria më pak fonde se BE për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë
Shqipëria ndan shumë më pak fonde nga buxheti i përgjithshëm për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian.
Të dhënat e Eurostat treguan se 27 vendet anëtare te BE dhanë për mbrojtjen sociale 39.2 % të buxhetit të tyre në vitin 2022, ndërsa Shqipëria vetëm 30 %.
Sektori me peshën më të lartë në shpenzimet buxhetore si në BE dhe në Shqipëri është ‘Mbrojtja sociale’.
Ky zë dominohet nga shpenzimet për fondin e pensioneve si edhe programet në mbështetje të familjeve dhe individëve në nevojë ku përfshihet ndihma ekonomike dhe aftësia e kufizuar.
Por Shqipëria ndan nga buxheti i saj për këtë zë rreth 9.2 % fonde më pak se Bashkimi Europian.
Gjithashtu, qeveria shqiptare ndan shumë më pak fonde për shëndetësinë se BE.
Në vitin 2022 vendet e BE çuan 15.5 % të shpenzimeve buxhetore për shëndetësinë, ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit I dha shëndetësisë vetëm 10 % të buxhetit total.
Për sektorin e arsimit si Shqipëria dhe BE çojnë afërsisht të njëjtën përqindje të buxhetit.
Shqipëria ndan më shumë se BE fonde për të përballuar shërbimet e përgjithshme publike dhe çështjet ekonomike që përfaqësojnë investimet.
Mbrojtja e Mjedisit edhe pse është një çështje e nxehtë në të gjithë botën, mori vetëm 1.6% të buxhetit të BE dhe 1% të buxhetit të Shqipërisë me 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti