Makina përplas të moshuarin me biçikletë në Berat, shoferi e lë në tokë e arratiset

6 Mars 2024 | 14:07

Një 78-vjeçar është përplasur nga një automjet në Berat, i cili pas përplasjes e ka lënë të moshuarin në tokë dhe është larguar nga vendngjarja.

78-vjeçari Faslli Arapi, banues në lagjen “30-Vjetori” ka qënë duke qarkulluar me biçikletë nga lagjia “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të lagjes “30-Vjetori”, kur në vendin e quajtur “Varri i Babaliut” është përplasur nga prapa nga një automjet me ngjyrë tē zezë.

I moshuari, pas përplasjes ka rënë në rrugë dhe është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta në kokë e trup.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, të cilët pasi kanë rrethuar perimetrin e vendit të aksidentit, po kryejnë edhe veprimet hetimore në vendngjarje.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar edhe mjeti që shkaktoi aksidentin dhe u largua nga vendngjarja. Bëhet fjalë për automjetin tip Mercedes Benz, me targa AA 671 KE, në pronësi të një shtetasi nga fshatin Mbrakull në Poliçan, emri i të cilit nuk bëhet i ditur deri në ndalimin e tij. Burimet zyrtare të Policisë Berat bëjnë me dije se po punohet për kapjen e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026