Skandali në Peru, dorëhiqet kryeministri
Peruja është përfshirë nga një skandal. Kryeministri është dorëhequr, pas publikimit të një audio përgjimi, ku dëgjohej teksa i shprehte dashurinë një 25-vjeçareje dhe i premtonte asaj një punë në ministri.
Kryeministri i Perusë, Alberto Otárola, ka dhënë dorëheqjen pasi akuzohet se ai u përpoq të përdorte ndikimin e tij për të ndihmuar një grua të fitonte kontrata qeveritare fitimprurëse.
Skandali u përshkallëzua javën e kaluar kur një televizion peruan transmetoi audio, ku dëgjoheshin disa biseda mes të dyve. Otárola, 57 vjeç, ka mohuar çdo akuzë, ndërkohë që një hetim ka nisur për këtë çështje.
Sipas medias 25-vjeçares iu dhanë dy kontrata për punë në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2023, ku fitoi 14,000 dollarë. Otarola ishte ministër i mbrojtjes i Perusë deri në fund të vitit 2022, kur Presidentja Dina Boluarte mori detyrën dhe ai u promovua.
Në këto audio, z. Otárola dëgjohet duke i deklaruar dashurinë e tij 25-vjeçares dhe i ka kërkuar t’i dërgojë CV-në e saj.
Sipas kryeministrit, ai e ka takuar Pinedon vetëm një herë dhe kishin pasur vetëm një marrëdhënie të shkurtër. Të dy kanë deklaruar se regjistrimet audio ishin nga bisedat të zhvilluara në vitin 2021 – përpara se Z. Otarola të bëhej ministër i kabinetit. Kryeministri Otarola pasi u kthye nga një vizitë zyrtare në Kanada, dha dorëheqjen. Ai akuzon kundërshtarët e tij për publikimin e këtyre audiove, pasi dëshirojnë që t’i prishin imazhin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta