Avokati: Princ Lekën nuk e mban me bukë vjehrri Gjergj Zaharia
Avokati Arbër Hoxha është shprehur se ndaj Princ Lekës është ushtruar dhunë fizike e psikologjike.
Komentet Hoxha i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se fjalët e Elia Zaharias se Princin e ka mbajtur me bukë i ati i saj nuk janë të vërteta.
Ai tha gjithashtu se Elia Zaharia dhe familja e saj jetojnë në mënyrë të pakuptimtë në pallatin mbretëror që është pronë e Princit.
“Patjetër që konsiderohet dhunë fizike, sepse pamë që ka një xhup të grisur dhe mund të ketë edhe hematoma nëse Princi është goditur me një statujë druri. Aty ka dhunë fizike dhe psikologjike. Ka edhe një gënjeshtër të madhe kur thuhet se babai im të ka mbajtur me bukë.
Ajo është një familje që prej 3 brezash nuk dihet si e kanë siguruar jetën prej tre brezash, por nuk e mban dot me bukë zoti Gjergj Zaharia Princin e Shqipërisë.
Madje ata jetojnë në mënyrë absurde në pallatin mbretëror. Kanë jetuar në Afrikën e Jugut. Por aty ka një dhunë verbale dhe fizike. Ajo që është më shqetësuese është sesi policia gjyqësore shpërndan pamjet filmike”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh